Prej disa javësh, në media po përflitet për lidhjen e re të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili prej kohësh nuk ishte bërë pjesë e thashethemeve rozë.
Ai u fotografua me një bukuroshe zeshkane në një nga baret e Shkupit, ku po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.
“Shpati ka më shumë se një vit i lidhur. Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin. Njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni”- kanë treguar për “Prive” burime pranë çiftit.
Madje, këngëtari s’ka më ndërmend ta fshehë më gjatë lidhjen e tij nga mediat e rrjetet sociale, duke pranuar për herë të parë se foton e fundit ia ka shkrepur partnerja e tij.
Në pozën e publikuar në Instagram, Shpati ka shkruar:
“Foto nga dashuria ime”, pasi mesa duket kështu e thërret partneren e tij.


