Këngëtarja e njohur me origjinë kosovare Dua Lipa ka zgjedhur që në kohë pandemie të realizojë një koncert. Por jo koncert nga ata të zakonshmit që na ka marrë malli, por në kushtet aktuale bëhet fjalë për një koncert virtual.
Dua e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo do të interpretojë live ndërsa ky “koncert” do të titullohet “Studio 2054”.
Pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë.
Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.
