Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“U infektuam të gjithë si familje, babai rrezikoi jetën”, aktori i “Portokallisë” rrëfen betejën me Covid-19

16:10 / November 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ledio 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori i njohur i “Portokalli”, Ledio Lako ka rrëfyer sot në emisionin “Shqipëria Live” se ai është prekur nga koronavirusi. Ledio tha se fatmirësisht tani e ka kaluar sëmundjen, por eksperienca me koronavirusin ka qenë e frikshme për familjarët e tij.

Aktori tha se e gjithë familja u infektua dhe se u karantinuan në shtëpi.

“Unë e kisha bërë tamponin, pasi babai im doli pozitiv me Covid-19. Më vonë edhe mami tha se nuk ishte mirë. Të shtunën më thotë vëllai se nuk jam mirë së bashku me familjen e tij.Tamponin e kisha bërë 2 herë brenda një jave. Por më thanë se do të rrija në shtëpi se isha në kontakt me persona të prekur nga Covid-19. Të hënën më morën në telefon se kisha dalë negativ, e gjithë familja pozitive. Pas dy orësh më morën në telefon dhe më thanë se isha pozitiv. Kur mora lajmin isha në spital se kisha dërguar mamanë për të bërë një skaner. Lajmërova Top Channel, eprorët dhe gjithë kolegët”, tha aktori i Portokallisë.

Ndër të tjera Ledio u shpreh se ai e kishte humbur shpresën se babai i tij mund ta fitonte betejën me Covid-19, sepse ishte në gjendje të rëndë, por fatmirësisht ja doli mbanë.

“Babai e ka kaluar shumë keq. Qëndroi 8 ditë në shtëpi, e më pas e shtruam në sanatorium. Janë treguar të gjithë të gatshëm që nga mjekët e deri tek infermierët. 13 ditë qëndroi në spital. Babai rrezikoi jetën, ishim 50-50 për të mos thënë 60 për të ikur dhe 40 për qind për të jetuar. Isha i vetmi në shtëpi se mund ta humbja babanë. 76 vjeç, shumë aktiv. Por kisha frikë sepse i ra shumë imuniteti, trupi. Zëri i kishte ikur fare, diabeti ju shfaq, se nuk ka pasur ndonjëherë”, rrëfeu Lako.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.