Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aktori i njohur Koço Devole në gjendje të rëndë në spital, flet i biri: Nuk merrte frymë, vuan edhe nga..

18:26 / November 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Koco devole 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori i njohur Koço Devole është përballur me pandeminë e koronavirusit.

Edhe pse ai tanimë ka rezultuar negativ me sëmundjen, gjendet ende në spital, pasi leucemia, sëmundje që ka vuajtur më herët, ka nisur të agravohet përsëri tek ai. Djali i Koços, Genci, këtë ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ai tha se gjendja e babait të tij për momentin është e stabilizuar.  Genci thotë se pas daljes nga spitali, Devole nisi të përkeqësohet e të kishte vështirësi në frymëmarrje.

Për këtë arsye qëndrimi i tij në shtëpi ishte i pamundur dhe duhej mjekim më i specializuar që arrihet falë kujdesit të mjekëve.

“Gjendja është stabël, nuk ka përkeqësime por as përmirësime. Ishte e pamundur, gjendja u përkeqësua, nuk ishte në gjendje për të dalë. Ai kishte insistuar kaq shumë që të dilte. Po kemi komunikuar vazhdimisht disa herë në ditë. Babai u përkeqësua, ishte i pa fuqishëm, nuk merrte dot frymë. Dëshironte oksigjen më tepër, dëshironte oksigjen. Kjo është situata, u përkeqësua nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi, ishte pothuajse e pamundur. Babai është i intubuar. Nuk e dimë se sa ditë do të zgjasë. Tamponi mesa di unë ka rezultuar negativ nga virusi. Ai është përkeqësuar nga leucemia, ajo po e mundon si të thuash. Tani nuk mundemi ta takojmë, presim nga shokët e Koços që të na japin formacion. Unë jam në një gjendje nuk e di, herë herë qetësohem sepse nuk po përkeqësohet. Specialistët thonë që kaluan 24 orët e para, trupi është mirë, gjendja është stabël. Meraku im tani është i përqendruar tek babai”, u shpreh Genci.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.