Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ushqimet që ndikojnë tek plakja e trurit, zbuloni cilat duhet të shmangni

08:39 / November 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shendeti mendor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shprehja mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë, zë vend më se miri në shpjegimin dhe luftën kundër shumë sëmundjeve. Tashmë dihet që ushqimi është një ndër faktorët kyç të zhvillimit të trupit dhe organizmit të shëndetëshëm. Një dietë e shëndetëshme e ndikon organimin më shumë nga sa mund të mendoni.

Si për trupin, kjo vlen pa dyshim edhe për shëndetin e mirë të trurit dhe ruajtjen e tij nga një sërë sëmundjesh shumë serioze. Ndër to më e njohura është dementia e cila përfshin një sërë sëmundjesh që lidhen me humbjen e kujtesës. Si një nga kërcenimet më të mëdha të globit, mjekët japin disa këshilla për t’i mbajtur këto sëmundje larg. Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë disa prej tyre dhe kujdesin që duhet të tregoni në përzgjedhjen e ushqimeve tuaja.

Ushqimet që plakin trurin

Ndër shkaqet kryesore mjekët rendisin yndyrnat e ngopura, e megjithatë jo të gjithë grupin e tyre. Gjatë jetës trupi i njeriut merr dy lloje të këtyre yndyrnave, të parat janë ato natyralet që merren në sasi të vogla nga qumështi apo djathi. Ndërsa të dytat dhe më të këqijat, janë ato artificialet që merren prej ushqimeve të përpunuara.

Këtu futen vajrat vegjetalë të hidrogjenizuar dhe ushqimet e konservuara me yndyrë. Në një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, tregohet qartë lidhja mes yndyrnave artificiale dhe rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve që plakin trurin. Më të përhapurat janë Alzhaimer, Parkinson apo vascular dementia dhe të gjitha lidhen me harresën dhe plakjen graduale të trurit.

Rreziku i prekjes 74% me i lartë
Në studimin e parë të vitit 2002-2003, morën pjesë 1,628 persona të shëndetëshëm sipër moshës 60 vjeç. Tek ky grup u vu re se ata që zhvilluan lloje të dementias 10 vite më vonë, kishin nivele të mëdha të yndrynave të kqija në gjak. Rreth 377 u diagnostikuan me lloje të dementias, ndërsa 247 me Alzhaimer.

Rrisku për të zhvilluar sëmundjen në 10 vite nëse keni nivele të mëdha yndyre të keqe në gjak është nga 52% deri në 74% më i lartë. Këto yndyrna mund të ndikojnë negativisht edhe shumë pjesë të tjera të organizmit, pasi shkaktojnë ishemi dhe probleme me zemrën. Pavarsisht këtyre shifrave yndyrnat e ngopura janë ende prezente në tavolinat e shumë personave.

Vendet që i kanë ndaluar
Në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto lloj yndyrnash u ndaluan dhe u përjashtuan nga konsumi i përditshëm. Kjo për shkak të dëmeve të mëdha që këto yndyrna të këqija mund të shkaktojnë organizëm. Ato mund t’i hasni tek ushqimet e konservuara të cilat shiten thuajse në çdo market apo dyqan. Kryesisht gjenden tek vajrat e hidrogjenizuar vegjetalë apo ushqimet e konservuara ku futen edhe brumrat./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.