Jonida Vokshi u pyet dhe më herët nëse do të jetë ajo që do të moderojë festivalin e RTSH-së bashkë me Blendi Salajn, por e la përgjigjen evazive, dhe mesa duket nuk e kishe ndarë mendjen.
Por ajo konfirmon në Instagram se do të jetë. Ditën e djeshme krah tyre u përfolën se do moderonin edhe Klea Huta dhe Gresa Pallaska, por si duket gjërat kanë ndryshuar në moment të fundit. Kujtojmë se vitin e shkuar drejtimi i “Festivalit të Këngës” ju besua Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës.
26 artistë janë përzgjedhur për të konkurruar këtë vit në Festivalin e 59-të të Këngës. Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e mbërritura, juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit.
Mes artistëve të rinj bien në sy edhe ata të njohur si Anxhela Peristeri, Era Rusi, Orgesa Zaimi, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu etj. Artisti fitues pritet të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin europian, “Eurovision”, i cili këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë.

