Vetëm pak javë më parë këngëtarja Fjolla Moria zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla.
Biznesmeni i propozoi për martesë Fjollës e cila tha ‘po’, ndërsa në media qarkullon lajmi se së shpejti çifti do të organizojë dhe një dasmë.
Gjatë kësaj kohe këngëtarja nuk i ka kursyer edhe dedikimet romantike për partnerin e saj, por së fundmi ka qenë ai që i ka thurur disa fjalë të ëmbla Fjollës.
Fisniku ka ndarë një foto krahas partneres, duke shkruar: “Ndonjëherë dikush vjen në jetën tënde, kaq papritmas, ta rrëmben zemrën dhe të ndryshon jetën përgjithmonë!”
Kujtojmë që çifti ndodhet në arrest shtëpie në Kukës, pasi u kapën në pikën kufitare të Morinës, me dy armë zjarri në makinë.

