Tashmë lidhja e Fifit me Xhulio Tabakun është bërë edhe më publike dhe pse Fifi vijon të mos e shfaqë publikisht.
Por duket se Luana nuk e lë rehat bukuroshen teksa gjatë njërës prej lojërave në “Shiko Kush Luan”, i ka hedhur herë pas here “romuzet”.
Këtë takim ishin tre cifte të njohura nga Kosova, Naimi dhe Mihrija, Gjiko dhe Elita dhe Milaim Zeka me bashkëshorten Edlira.
Fifi zëvendësoi në lojë Elita Rudin, e cila për shkak të shtatzënisë nuk mund të luante. “Çift je dhe ti dhe pse nuk e ke këtu”, i thotë Luana këngëtares.
Por fjalët nuk kanë qenë me kaq. Pyetja që i ra Fifit ishte “Si quhet përgatitja që bën vajza para se të shkojë të burri” dhe përgjigja isht “pajë”. Por Luana se ka lënë rehat sërish Fifin. “E ditke ë, po bëhesh gati më duket”. Fifi e ka mohuar këtë gjë në një situatë me të qeshura.
