Janë luajtur sot dhjetë ndeshje interesante në Kategorinë e Dytë, në të dyja grupet, e madje kanë nisur edhe sfidat mes ekipeve me pretendime. Kështu, ajo që bie në sy është fitorja e thellë e Sopotit në Velipojë, me librazhdasit që konfirmohen si pretendentë këtë sezon. Por edhe Gramshi ka mundur Kloisin në Gramsh, ashtu si dhe Luzi që ka mundur Shënkollin në Shënkoll.
Por, edhe Iliria ka shënuar dhjetë gola në portën e Mirditës, ndërsa Bulqiza ka fituar në transfertë me Valbonën. Nuk u luajt në Peqin, sfida mes vendasve dhe Spartakut, me këta të fundit që janë tërhequr nga gara….
Ndërkohë që në Grupin B të Kategorisë së Dytë, bie në sy barazimi pa gola mes Maliqit dhe Devollit, në fushën e maliqarëve. Një barazim që ka ndalur dy ekipete me pretendime këtë sezon dhe u ka dhënë hov rivalëve si: Naftëtari e Butrinti. Të dyja ekipet kanë nga gjashtë pikë, ndërsa surprizë duket edhe Përmeti në këto dy javë të para, duke grumbulluar gjashtë pikë dhe e sheh veten mes ekipeve të kreut.
Ndërkohë që nesër luhet sfida mes Albpetrolit e Labërisë
Ja rezultatet e sfidave të sotme në Grupet A dhe B të Kategorisë së Dytë.
Kategoria e Dytë / Rezultatet
Grupi A
Ada 0 – 4 Sopoti
Gramshi 1 – 0 Klosi
Shënkolli 1 – 3 Luzi
Iliria 10 – 1 Mirdita
Shkumbini – Spartaku (Nuk u zhvillua, Spartaku u tërhoq nga gara)
Valbona 1 – 3 Bulqiza
Nesër
Internacional Tr. – Tërbuni
Grupi B
Maliqi 1 – 1 Devolli
Gramozi 2 – 0 Delvina
Skrapari 1 – 2 Përmeti
Naftëtari 2 – 0 Këlcyra
Butrinti 2 – 0 Memaliaj
Nesër
Labëria-Albpetroli
