Një incident është shënuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku u luajt sot ndeshja Kukësi-Partizani 0-2. Sipas Panorama Sport, Policia e Shkodrës ka shoqëruar 5 persona, mes tyre dhe menaxherin e klubit të të kuqve Amarildo Dajlanin.
Përplasja ka nisur për shkak se dy veta nuk kanë patur maska për t’u ruajtur nga COVID-19.
Policia i ka gjobitur, por ku veprim nuk është pritur mirë prej personave në fjalë, të cilët kanë debatuar me uniformat blu. Debati degjeneroi në përplasje fizike, ku policia i merr me forcë. Menaxheri i Partizanit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por policia e ka shoqëruar dhe atë.
