Sa herë bëhet fjalë për dyshen e famshme Loredana dhe Mozzik, rrjeti “vlon” në lajme. Edhe rasti i fundit mes dy këngëtarëve që i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, janë ngritur dyshime se mund të jenë sërish bashkë.
Së fundmi, Gazeta Express, ka fotografuar ekskluzivisht Loredanën dhe Mozzik në shoqërinë e njëri-tjetrit në një qendër tregtare në Zvicër.

