Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari, është bërë më 22 gusht nënë për herë të parë.
Ajo ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë vetë në rrjete sociale. Olta ka publikuar një foto me trëndafila të bardhë, duke lënë të kuptohet se djali saj ka ardhur në jetë.
Olta ka treguar se ka zgjedhur që të voglin e saj ta quaj AMAR, emër që vjen nga hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm’, dhe në arabisht do të thotë Hënë.
Ndërkohë ditën e sotme, ajo ka ndarë një foto shumë epike, që na shkriu gazit.
Në fakt bëhet fjalë për një foto interneti, por ilustron më së miri “hallet” e nënave që kanë djalë gjatë ndërrimit të pampersave.
