Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Askush nuk u kujtua për të kur ishte gjallë”, Agron Llakaj flet pas ndarjes nga jeta të Koço Devoles: Jetonte në një shtëpi me qira…

18:17 / November 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DEVOLE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë për emisionin”Ftesë në 5”, djali i aktorit Koço Devole, Genci do të jepte shpresë duke thënë se gjendja e të atit është e stabilizuar dhe mjekët këtë e kanë parë si një shenjë të mirë.

Por fatkeqësisht, disa ditë më pas, aktori dhe skenaristi i njohur nuk mundi që të fitonte betejën me COVID-19 dhe u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Fillimisht Devole doli nga spitali për ta vijuar trajtimin në shtëpi, por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore e gjeti atë përsëri në ambientet e spitalit Infektiv, ku dha edhe frymën e fundit.

Emisioni “Ftesë në 5” i kushtoi pjesën e parë të puntatës së kësaj të hëne, ndarjes nga jeta të të madhit Koço. Të ftuar ishin miqtë e tij, një ndër ta edhe aktori Agron Llakaj. Përpos të gjithë kujtimeve të bukura, që lidhen me aspektet profesionale por edhe ato familjare, pasi aktorët ishim miq shumë të mirë, Llakaj veçon një fakt që shumë pak njerëz flasin. Agroni citoi se “Koço ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje”.

Me këtë ai iu referua vështirësive financiare që u gjend aktori në pjesën më të madhe të jetës. Llakaj e cilësoi si hipokrizi lavdet e thurura për aktorin, ndërsa shtoi se askush nuk u kujtua për të sa ishte gjallë. Ai theksoi se aktori ka jetuar në një shtëpi me qira dhe ajo që mori me vete ishin vlerësimet dhe të qeshurat e publikut.

“Ai ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje. Unë do të thosha që fati i keq i artistëve, sa janë gjallë nuk kujtohet njeri për ta, por kur largohen të gjithë thurin lavde. Një hipokrizi që gjendet kudo. Vlerësojini njerëzit sa janë pranë nesh, sado që themi ne, Koço nuk dëgjoi asgjë. Të mos harrojmë që ai u largua i varfër nga kjo botë, në një shtëpi me qira, e bën dyfish dhimbjen më të madhe”, tha Llakaj./TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.