Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Forcon imunitetin dhe lufton plakjen, mësoni si ta përgatisni vet në shtëpi shurupin që bën mrekullinë

10:05 / November 10, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5faa576b0b042
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shega është një frut që përputhet shumë mirë me gatime të ndryshme në kuzhinë.

Përveç pasurisë së saj të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, kokrrat e saj të kuqe mund të jenë një element fantastik i sallatave të shëndetshme me perime.

Shega mund të shoqërojë tërshërën për mëngjes, ose të kombinohet me kos.

Lëngu i saj ka vlera të jashtëzakonshme për organizmin e njeriut.

Si Të Përgatisni Shurup Shege Në Kushtet e Shtëpisë

Shurupi i shegës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë më të mirat e këtij fruti dhe për ta përdorur më lehtë në shumë receta gatimi.

Shurupi është i trashë, i ëmbël dhe i jep aromë fantastike shumë recetave.

Ngjyra e tij është e kuqe me nuancë të kafenjtë.

Shurupi shkon shumë në sallata dhe për marinimin e mishit dhe peshkut.

Ky shurup përgatitet shumë lehtë në shtëpi.

Mjafton të zieni lëngun e shegës me sheqer dhe lëng limoni për një orë.

Përbërësit:

4 filxhanë çaji lëng shege

2 filxhanë çaji sheqer

Lëngu i një limoni mesatar

Përgatitja:

Qëroni shegët dhe nxirrni kokrrat e kuqe si rubini.

Shtrydhini ato që të përfitoni 4 filxhanë çaji lëng.

Kjo sasi përfitohet duke shtrydhur gjashtë deri në shtatë shegë.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe në të hidhni lëngun e shegës, sheqerin dhe lëngun e limonit.

Kur lëngu të marrë valë, uleni zjarrin në nivel mesatar.

Më pas lëreni shurupin të ziejë për rreth një orë pa e mbuluar tenxheren me kapak.

Herë pas here përziejeni me lugë druri që të pengoni ngjitjen e sheqerit në fund të tenxheres.

Kur lëngu të trashet mjaftueshëm, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 30 minuta.

Shurupin futeni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer për deri në 6 muaj.

Po cilat janë përfitimet e lëngut të shegës pë organizmin tonë?

Lëngu i shegës përmirëson shëndetin e zemrës Lëngu i shegës ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut, por kur vjen puna tek zemra ai është i mrekullueshëm. Vitaminat dhe mineralet ndihmojnë elasticitetin e arterieve dhe ulin inflamacionin në enët e gjakut.

Lëngu i shegës zvogëlon impaktin e aterosklerozës, që është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës. Ai ul rrezikun e bllokimit të arterieve që pengon qarkullimin e gjakut në zemër dhe në tru. Me fjalë të tjera, lëngu i shegës e mbron zemrën nga bllokime të padëshirueshme. Ai ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit nivelin e atij të mirë.

Lëngu i shegës forcon imunitetin

Lëngu i shegës ka vlera të fuqishme kundër baktereve dhe mikrobeve që e bën atë një aleat të fortë të sistemit imunitar. Substancat fantastike që përmban lëngu i shegës luftojnë bakteret dhe mikrobet që kryesisht gjenden në gojë dhe shkaktojnë kavitet dhe infeksione të ndryshme.

Lëngu i shegës kundër plakjes

Një ushqimi i pasur me lëng shege ndihmon në ngadalësimin e proçesit të plakjes duke zvogëluar rrudhat të cilat shkaktohen nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell. Lëngu i shegës gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe parandalon pigmentimin e tepërt dhe shfaqjen e njollave në lëkurë.

Lëngu i shegës përmirëson lëkurën

Lëngu i shegës rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës që tendosin lëkurën dhe parandalojnë formimin e rrudhave në fytyrë. Kolagjeni dhe elastina janë të domosdoshme për një lëkurë të mirë, të pastër, të tendosur dhe pa rrudha. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kur fibrat e kolagjenit dhe elastinës dobësohen, lëkura varet dhe humbet forcën e saj. Nëse pini një lëng shege në ditë do të keni një tonalitet lëkure të jashtëzakonshëm.

Lëngu i shegës dhe shtatzënia

Lëngu i shegës është jashtëzakonisht me vlera për femrat shtatzëna. Është një burim i pashtershëm vitaminash dhe mineralesh, përfshirë acidin folik që është një element thelbësor për një dietë të pasur të nevojshme gjatë shtatzanisë. Vlerat anti-inflamatore të lëngut të shegës sigurojnë një qarkullim të mirë të gjakut që është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të fetusit. Lëngu i shegës kundër rënies së flokëve Nëse pini lëng shege rregullisht, do të keni flokë të fortë dhe plot shkëlqim. Substancat që gjenden tek shega parandalojnë rënien e flokëve dhe u japin atyre shëndetin dhe shkëlqimin e munguar. Dhe mbi të gjitha, nëse konsumoni shegë dhe lëng shege, kujtohuni që po i bëni organizmit tuaj një nga mirësitë më të mëdha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.