Ata janë padyshim një ndër çiftët më të pëlqyer të ‘Përputhen’. Andi dhe Tea kanë realizuar dy takime dhe gjithçka dukej se po shkonte mirë, derisa marrëdhënia mes tyre u ftoh dhe Andi në disa debate në studio mbajti anën e Shqipes.
Megjithatë mesa duket se Andi vazhdon të ketë një pëlqim për Tean dhe këtë e ka zbuluar në puntatën e fundit Emini.

“Deshi apo s’deshi me e pranu mbreti është e vetmja Tea që e vë në vështirësi mbretin, që e bën të mendojë 10 herë para se të flasi”, u shpreh Emini.
Deklarata e Eminit erdhi pasi Tea e pyeti drejtpërdrejt Andin nëse ka një pëlqim për të, por ky i fundit refuzoi të përgjigjej.

