Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bashkëshorti i ndërroi jetë nga COVID-19, Rita Petro: Unë nuk do të jem më plotësisht e qeshur…

17:56 / November 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rita Petro 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Për ty, Lato, që nuk e lëshove kurrë timonin nga dora. Ne ishim të dy kapitenë, por me një ndryshim. Ti kurrë nuk e lëshove timonin nga dora… unë ndonjëherë po, kur më trembte ndonjë dallgë e madhe apo kur joshesha nga viset e reja, të panjohura. Kur kthehesha, ty të gjeja aty me duart në timon. Me ty isha vetvetja…e lirë, me ty isha e sigurt”.

Me këto sasi fjalësh zgjodhi t’i jepte lamtumirën e fundit partnerit të saj, Latif Ajrullait, poetja e njohur Rita Petro. Bashkëshorti i poetes, Latifi, humbi betejën me COVID-19, e për të folur për këtë humbje të parakohshme, Rita, ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”. Poetja theksoi se me partnerin ka pasur një raport ideal. Të dy ndanin çdo gjithça me njëri-tjetrin dhe një gjë që ata kanë bërë në 20 vite të bashkëjetesës së tyre, ka qenë jo familjarizimi. Këtë gjë, poetja e shikon si një mënyrë për t’u shkëputur nga motonia. Gjithashtu, Petro ndau disa kujtime të “ëmbla” që lidhen me të shoqin e ndjerë.

Rita Petro

“Unë të kam thënë nga energjia e dashurisë, që lidhet me partnerit, më pëlqen ta thërrasë kështu. Dashuria për familjen, miqtë dhe kolegët dhe e fundit dashuria për punën. Unë nuk do të jem më plotësisht e qeshur, kjo lidhet me vdekjen e bashkëshortit tim, Latifit. Ne ndaheshim shumë pak ditë, kur Latifi ikte në Kosovë dhe Maqedoni për biznesin. Unë mendoj që prapë është dashuria, me thënë të drejtën gjithë këto ditë, ne e kemi kulturën të gjendemi me njëri-tjetrin, por jam e befasuar për ato vlerësime që Latifi i meritonte. Unë në këto ditë, me thënë të drejtën jam ndierë bosh, është një fjalë, unë nuk gjej fjalët e duhura. Latifi ishte nga ata kapitenë që nuk e ka lëshuar pilotin. Me ndryshim nga çiftet e tjera, atë që bëmë ne për 20 vite, janë vite të pa harruara në jetën time. Një dashuri e tillë ishte pikërisht që unë e thoja, ne jemi 50% për të gjitha gjërat, duke nisur nga financat, puna.

Ishte një përputhje kaq ideale. Unë këtë e jap edhe si mesazh, e kemi ruajtur veten nga familjarizimi. Është pikërisht kjo gjë, që në momentin që familjarizohesh shumë, harron që vlerat e njeriut që ke afër është prona jote, mund të flasësh dhe ta thyesh. E kemi ruajtur veten aq shumë, se në 20 vite mund ta kishim humbur. Kemi ruajtur veten në komunikim dhe kemi bërë debate. Gjithmonë gjërat kalonin në argumente dhe debate të ashpra, për punën. Ndjenjat intime dhe shoqërore ishin të përbashkëta. Ne kemi kaluar një verë për të mos u harruar. Kemi notuar shumë, herë e prisja unë, e herë ai. Është një pasuri që më ka dhënë jeta”, tha Rita.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.