Të gjithëve na ka prekur me baladat e saj që janë kthyer menjëherë në hite si “Psikopatja jote”, “Përjetësi”, “Zhurmë”, “Qaj”. Flasim për Fifin e cila mesa duket do na bëjë sërish të qajmë me këngën e saj të re.
Ajo po sjell një baladë dashurie që do të na godasë sërish në zemër. Në InstaStory, këngëtarja ka ndarë një pjesë të këngës së re e cila na fiksoi që tani.
“Ninullë dashnie, po vjen së shpejti”- shkruan Fifi krahas videos duke na bërë të presim me padurim për këngën e re, që me siguri do të kthehet në të preferuarën tonë.
