Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Elisa Spiropali/ Ne dhe Ju

11:00 / November 11, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
125210822 10160324825622926 7959899090015278509 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elisa Spiropali/

Që ne dhe ju nuk jemi njëlloj, është e vetmja gjë që ju e dini më mirë se ne.Ne mbajmë ndonjëherë maskë, si në rastin e Covid-it. Ju maskë nuk mbani. Juve maska nuk ju duhet. Me Covid pa Covid ju jeni gjithë kohën të maskuar.Ju vetëm fshiheni, përpëliteni, nxini.
Ne shfaqemi, përballemi, punojmë.
Ju nuk keni identitet. Ju jeni një koalicion lëmshi, një mishmash. As vetë nuk e dini çfarë jeni, të majtë apo të djathtë, presidencialë apo parlamentaristë, liberalë apo konservativë, republikanë apo monarkistë.Ne e kemi të qartë çfarë jemi. Ne jemi progresistë.Ju s’keni asnjë lidhje me njerëzit, komunitetet, hallet e tyre. Ju atyre vetëm u largoheni. Ju hallet e tyre doni t’i përdorni për të zgjidhur hallet tuaja. Po a mund të përdoren si armë politike infektimet nga Covid dhe vetvrasjet?! Ju (mos) qofshi!
Ne me njerëzit, me shqiptarët, vetëm afrohemi, mirëkuptohemi, u gjindemi.
Ju pushtetin e keni qëllim për punë të liga.
Ne pushtetin e kemi mjet për transformimin e realiteteve. Edhe realitetit tuaj.
Ju nuk na doni ne kaq lart.
Ne nuk ju duam ju aq poshtë.
Ju flisni për ndodhira.
Ne flasim për parime.
Ju gënjeni, prandaj elektorati ju ikën, ju avullon.
Ne themi të vërtetën, edhe kur është e vështirë, prandaj elektorati veçse na shtohet.
Ju keni njëqind fytyra dhe bëni njëmijë dredha.
Ne s’bëjmë asnjë dredhë. Ne shohim punën tonë.
Ju jeni humbësa dhe mbaheni si fitimtarë.
Ne jemi fitimtarë dhe nuk mburremi aspak.
Ju jeni delirantë. Sajoni gënjeshtra që i besoni edhe vetë.
Ne e shohim realitetin në sy.
Ju jeni të dobët dhe bërtisni nga frika, bëni zhurmë, hiqeni të pathyeshëm.

Ne jemi të fortë dhe rrimë urtë.

Ju jeni të molepsur me huqet më të këqija, me largimin, refuzimin, bojkotin. Ju largoheni me dëshirën tuaj nga institucionet, nga Parlamenti, nga pushteti lokal, dhe, pa pikë turpi, thoni se jemi fajtorë ne pse u larguat ju.

Ne besojmë te pjesëmarrja.

Ne me refuzimin, negativitetin, nuk na lidh asgjë.Ju nuk merreni me hallet tuaja. Ju nuk shikoni që partitë ju janë shpartalluar pa nam pa nishan, por s’keni muhabet tjetër dhe qani hallet tona. Na lini ore të gabojmë sa më tepër, që të gjitha votat t’i merrni ju…më 36 gusht.Ne shohim punën tonë. Ne s’e kemi aspak ndërmend të merremi me punët tuaja.

Ju shpresat i mbani dhe hesapet i bëni mbi gabimet e tjetrit.Ne fitoren e llogarisim vetëm mbi aftësitë, talentet, punët, produktet, meritat tona.
Ju hilanjosët që ju merren mend nga tabela e shumëzimit, pushtetin doni ta merrni në tavolinë, madje në tavolinë ku të jeni vetëm ju duke u fjalosur me njëri-tjetrin në televizora dhe portale që i mbani me pare Gërdeci dhe hajnie.
Ne pushtetin e marrim në mes të mejdanit, atje ku punohet, atje ku luftohet, atje ku sakrifikohet, jo me llafe e me gënjeshtra, vetëm me vota.Ju jeni meskinë, gjuhëlëshuar, dritëshkurtër, egoistë që shihni vetëm këtu dhe vetëm tani për interes të ngushtë vetjak.Ne jemi altruistë që shikojmë dhe mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen, për secilin dhe për të gjithë, edhe për ju, sado të kalbur të jeni.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Metamorfoza agresive e burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

17:00 / August 28, 2026

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

09:40 / August 27, 2026

Drejtësia duhet të jetë shërbim, jo vetëm gjykim

16:18 / August 26, 2026

Dobët në internet, fort në terren…

17:56 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.