Dy shqiptarë do të luajnë rolin e Ibrahimoviç në filmin që do të bëhet për jetën e tij.
Zlatan Ibrahimovic do e shohim së shpejti si aktor protagonist edhe në kinema, jo vetëm në fushën e blertë. Sipas mediave italiane, Lucky Red ka njoftuar se do të merret me shpërndarjen e filmit “I am Zlatan”, që do të përshkruajë të gjithë jetën e futbollistit suedez.
Jakob Beckman dhe David Lagercrantz janë skenaristët e filmit, që do të bazohet tek autobiografia “I, Ibra”, që është shkruar nga Zlatan dhe Lagercantz. Regjisor i filmit do të jetë Jens Sjorgen, ndërkohë që pjesa më e veçantë qëndron tek aktorët. Është mësuar se aktorët që do të luajnë rolin e Ibrahimovic janë me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Bajraktari Andersson që do të luajë rolin për periudhën e jetës së Zlatan nga 7-13 vjeç dhe Granit Rushiti nga 17 deri në 23 vjeç.
