Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ankthi po më merr frymën, s’fle dot”, psikiatrja Rreli: Ja si të shëroheni

12:13 / November 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arjana rreli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ankthi, si ngerç i psikikës sonë na mbërthen duke na krijuar situata jo shumë pozitive. Një histori e rrëfyer për emisionin “Jeta pa filtër” i autores, Ervisa Lula, e ka bërë më të pranishëm këtë problem shumë të përhapur. Një grua 38-vjeçare ka treguar në anonimat shqetësimin e saj duke dëshmuar pasojat në jetën sociale të ankthit.

Ajo shprehet se nuk mundet dot të flejë natën e frikësuar mos e zë ataku i paniku apo të shkojë të blejë në dyqan, si pasojë e gjendjes që i është krijuar. Në një analizë konkrete të rastit, mjekja psikiatre, Arjana Rreli  tha se ankthi është bashkudhëtari ynë, por ai kthehet në patologjik kur jep shenja fizike dhe na pengon në të përditshmen tonë. Ajo sqaron më tej për rastet kur ankthi mund të ngatërrohet me probleme te tjera shëndetësore, se si ta kuptojmë që duhet t’u drejtohemi specialistëve apo edhe protokollin e trajtimit.

Ndër të tjera mjekja Rreli thekson se trajtimi i këtij çrregullimi bëhet përmes terapisë tek psikologu apo edhe ndërhtyrjes me medikamente, rekomanduar nga mjekët, të cilët siguron ajo, nuk krijojnë varësi. Sa i përket pyetjes që kanë të gjithë, nëse ankthi mund të shërohet, Rreli bën një shpjegim të qartë e të plotë duke dhënë edhe raste konkrete. Rreli thotë për emisionin “Jeta pa filtër” se më të “pa mbrojtur” ndaj ankthit, janë persona shumë të ndjeshëm që i analizojnë thellë situatat e kanë një konflikt të thelluar me realitetin./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.