Që prej humbjes së të atit, Rudina Dembacaj ka ndarë shpesheherë momentet më të vyera me të, duke sjellë ndër mend kujtime me më të shtrenjtin e saj.
Së fundmi aktorja ka publikuar një tjetër foto me babain, shoqëruar me këto fjalë: “Sa budallaqe kam qenë. Kam menduar se nuk do të humbas kurrë”.
Dembacaj ka treguar se i mungon shumë i ati dhe se humbja e tij e tronditi të gjithë familjen. Megjithatë si një vajzë malësore, Rudina nuk i ka hequr buzëqeshjet nga fytyra e saj, duke zgjedhur ta kujtojë ashtu siç i ati do donte për të.

