Shumë persona mund të tremben kur fillojnë të kenë dhimbje koke dhe këtë e lidhin me COVID-19.
Sipas Healthline, studimet kanë treguar se dhimbja e kokës te të infektuarit me COVID-19 është raportuar në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla.
Si të dalloni nëse dhimbja e kokës lidhet me COVID-19:
Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga COVID-19 dhe llojet e tjera.
Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:
Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë
Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje
Ndodh në të dyja anët e kokë
Mund të përkeqësohet kur përkuleni
Si ta dalloni që është migrenë
Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e COVID-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën.
Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covidit nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.
