Aktori i njohur, Petrit Malaj është infektuar me koronavirus, së bashku me bashkëshorten e tij.
Lajmin e bën të ditur gruaja e tij Aneta, e cila me anë të një psotimi në rrjetet sociale i uron ditëlindjen aktorit të madh, ndërsa shprehet se po kalojnë disa momente të vështira fizike dhe psikologjike.
Petrit Malaj ditën e djeshme festoi 59 vjetorin e lindjes, ndërsa disa ditë më parë ai u bë sërish gjysh me një nip, pasi blogerja Sara Karaj, e cila është partnerja e djalit të tij Darti, solli në jetë djalin që e quajtën Tomas.
“Të rezultuar pozitiv me Covid, po kalojmë momente të vështira fizike dhe psikologjike, e me emocionuese e prekëse bëhet situata për ne të dy që të festojmë ditëlindjen tende kështu…por jo… nuk na lenë miqtë e shokët që kjo ditë të jetë e zymtë…nuk na lenë familjarët tanë, fëmijët e nipërit e vegjël. Të gjithë me urimet e tyre na bëjnë të harrojmë çfarë kemi…..
Faleminderit të gjithëve nga zemra! Faleminderit për fjalët e ngrohta e gjithë shpresë!
Jemi krenarë për ju që po na qëndroni pranë në çdo moment të ditës e natës!
Me ju dhe për te gjithë ju, ne me shpresë të zotit, do të bëhemi më mirë! Ju duam shume!
@petrit_malaj , festofsh edhe 100 vite të shëndetshme me gjithë të dashurit që të rrethojnë”, shkruan bashkëshortja e aktorit në Instagram.
