Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës. Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.
Prej disa ditësh raportohet se ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani. Shumë shpejt, këngëtaren do ta shohim nuse me fustanin e bardhë dhe këtë e ka zbuluar ajo vetë në një InstaStory, teksa shfaqet pranë një stilistit të njohur.

Së fundmi, Telegrafi.com ka mësuar se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor. Çifti kanë menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri, ku Fjolla edhe aktualisht vuan dënimin e masës “arrest shtëpie” në Kukës.
Ndryshe nga sa u tha në fillim, ceremonia do të jetë private dhe jo me shumë persona të ftuar.

