Beart Rexhepi është një ndër ish-konkurrentët e “Për’puthen”. Ai ishte i pranishëm për pak kohë dhe zhvilloi takime me Anën dhe Tean, derisa papritur tregoi se kishte vendosur të largohej nga programi. Lajmin e dha me një postim në Instagram, teksa nuk dha asnjë shpjegim për arsyen pse.
Ditën e djeshme, Bearti u shpreh në “InstaStory” se pas mijëra mesazheve që i kanë ardhur (kush janë këta mijëra?), ka vendosur të flasë për largimin. Ai ka treguar se kishte kërkuar disa herë të fliste me autoren e programit, Olsa Muhameti dhe ajo “e kishte injoruar”.
“Në fund vendosa të mos jem lojtar i saj dhe dola nga loja…Ju, dashamirës, meritoni njerëz të vërtetë së bashku me ndjenjat e tyre, jo disa kukulla që sillen si ju thonë të sillen.”- ka shtuar ai, teksa ka tag-uar dhe Olsën.

