Artistja e mirënjohur, Justina Aliaj ka folur për betejën e vështirë me Covid-19. Aliaj rrëfen se fillimisht e neglizhoi situatën, duke menduar se kishte thjesht grip.
Artistja e madhe u shpreh ndër të tjera, se nëse do mund ta fitonte betejën me Covid, s’kishte për ta harruar kurrë atë që mjekë e infermierë bënë për të.
“Jam më mirë se sa ditën e parë. Nuk jam e trembur. E dua shumë popullin tim. Me dash Zoti me m’lënë dua të them se këtu janë kujdesur jashtëzakonisht shumë për mua. Kam parë që kanë bërë një mrekulli për mua. Nuk do i harroj kurrë deri sa të vdes. Fillimisht u tregova e papjekur, mendova që jam me grip, pra e vonova ardhjen. Kur erdha isha gati sikur po hyja në një tunel. Kur erdha këtu isha në gjendje jo të mirë, e ndjej përmirësimin”,- thotë ajo mes lotësh për “News 24”.
