Së shpejti do të ketë një film për Zlatan Ibrahimoviç, ku mendohet se futbollistin legjendar në moshë të vogël dhe të re do e luajnë dy aktorë shqiptar.
Ndërkaq, vetë Ibrahimoviç postoi një foto fëmijë duket në krah të një të moshuari që mund të jetë i afërm i tij.
Ai shkruan shkurt ”Rrënjë ballkanike”. Ibrahimoviç është suedez i natyralizuar pasi është lindir dhe rritur në Malmo, kurse prindërit i ka emigrantë.
Babai i 39-vjeçarit, Shefik Ibrahimoviç ishte emigrant boshnjak mysliman që shkoi në Suedi në vitin 1977 kurse e ëma, Jurka Gravić një kroate katolike me origjinë të pjesshme shqiptare.

