Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Enver Robelli / “Miliarderët e mirë”, dy vëllezërit binjakë që mund të shpëtojnë botën

12:11 / November 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
robelli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Enver Robelli

Tashmë është njoftuar: dy mjekë gjermanë me prejardhje turke, mjekia Özlem Türeci dhe mjeku Ugur Shahin, kanë zbuluar një injeksion kundër koronavirusit. Ky është hapi i parë për të luftuar pandeminë me injeksion. Është njoftuar po ashtu se firma Biontech, të cilën e ka themeluar Shahin, ka bashkëpunuar me firmën Pfizer, shef i së cilës është një grek.

Dy fëmijë emigrantësh turq në Gjermani dhe një grek i lindur në Selanik, i cili rrjedh nga një familje hebraike, zbulojnë armën mjekësore kundër koronës – a ka lajm më të mirë në këto kohëra të zymta? Por kjo nuk është e vërteta e plotë.

Sepse vaksina me gjasë nuk do të ishte zbuluar pa paratë e vëllezërve Andreas dhe Thomas Strüngmann, binjakë njëvezorë. Vlera e Biontech në bursë është 25 miliardë dollarë, më shumë se vlera e Deutsche Bank (Dojçe bank), e cila është 150 vjet e vjetër.

Para 15 vitesh vëllezërit Strüngmann shitën firmën e tyre farmaceutike. Për 5,6 miliardë euro. Me këto para ata do të mund të jetonin pa gajle e shqetësime, madje ndoshta ndonjë milion do të mbeste edhe për pasardhësit e tyre. Por miliarderët e mirë mendojnë për të mirën e shoqërisë.

Miliarderët e mirë, vëllezërit Strüngmann, thanë: tash ne duhet t’ia kthejmë një të mirë Gjermanisë, duam të investojmë në farmaceutikën novatore.

Më 25 shtator 2007 Thomas Strüngmann priti në zyrën e tij në München zotin Shahin, zonjën Türeci dhe mentorin e tyre akademik Christoph Huber. Ata erdhën nga qyteti i Mainzit. Kishte edhe njerëz të tjerë në takim, kryesisht miq të vëllezërve Strüngmann dhe investitorë.

Mjeku Shahin prezantoi planet e tij mbi të ardhmen e mjekësisë kundër kancerit. Në fund të prezantimit, siç shkruan gazeta «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung», Thomas Strüngmann doli jashtë, telefonoi me vëllain e tij, Andreas, dhe u kthye e tha: «U krye!»

Dhe vëllezërit Strüngmann nuk investuan 5 apo 10 milionë euro, por 150 milionë euro. Kështu u vunë themelet e firmës Biontech, e cila bazuar në ekspertizën e hulumtimeve për ilaçe të reja kundër kancerit zhvilloi edhe vaksinën kundër koronavirusit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

10:48 / August 29, 2026

Metamorfoza agresive e burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

17:00 / August 28, 2026

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

09:40 / August 27, 2026

Drejtësia duhet të jetë shërbim, jo vetëm gjykim

16:18 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.