Së fundmi në median rozë po qarkullon lajmi se Kiara Tito është në një lidhje me këngëtarin Young Zerka.
Shkak për këtë është bërë një foto e të dyve të cilët janë siç janë shprehur në një ‘date’ në “Shiko kush Luan”. Por Kiara ka vendosur të reagojë lidhur me këto zëra.
Ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku sigurisht është pyetur edhe rreth kësaj teme, por ajo ka zgjedhur të tregohet “diplomate” dhe mos të japë përgjigje.
“Ç’thonë kështu për ty dhe Zerkën?”- ka pyetur fansja, teksa Kiara është përgjigjur: ” E pra, ç’bëhet kështu? Kur do na vijë kjo e shtuna mbrëma?”
Edhe ne mezi po presim të shtunën për të zbuluar se ç’ka në të vërtetë mes tyre, ndonëse mendojmë se lidhet me ndonjë lojë të emisionit.
Kujtojmë që disa muaj më parë Young Zerka i dha fund lidhjes 5-vjeçare me këngëtaren Ronela Hajati, ndërsa Kiara është përfolur gjatë për një lidhje me Butrint Imerin.

