Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mësoni shenjat e para që jep trupi kur sheqeri në gjak është shumë i lartë

10:52 / November 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 8b81449c9797acf7f768ec0c5997b1ad
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trupi ka tendencën të tregojë menjëherë kur diçka nuk shkon siç duhet. I tillë është rasti i sheqerit në gjak.

Kur niveli i tij është shumë i lartë, simptomat janë të menjëhershme. Kemi të bëjmë me mjegullim të shikimit, ngadalësim të shërimit dhe uri të vazhdueshme.

Shkaktarët e Sheqerit të Lartë Në Gjak

Kur trupi është i sëmurë apo i goditur nga stresi, ai nis të prodhojë hormone, gjë që mund të nxisë rritjen e sheqerit në gjak. Shkaktarë të tjerë të nivelit të lartë të sheqerit në gjak janë:

Mungesa e insulinës apo medikamenteve të diabetit,
Ngrënia e tepruar e karbohidrateve,
Mungesa e aktivitetit fizik,
Sëmundjet, infeksionet, medikamentet e të tjerë.

Simptomat e Sheqerit Të Lartë Në Gjak

Sipas të dhënave kur nivelet e sheqerit në gjak janë tepër të larta, me kalimin e kohës ato shkaktojnë dëmtim të enëve të gjakut. Një gjë e tillë mund të nxisë edhe atakun në zemër, dëmtim të veshkave dhe humbje të shikimit. Problemet vazhdojnë më tej me probleme nervore, shëndet të ligë të lëkurës dhe infeksione.

Shenjat Paralajmëruese të Sheqerit në Gjak.

Në këtë artikull do të mësoni për shenjat paralajmëruese kur sheqeri në gjak bëhet i rrezikshëm.

Mpirje
Niveli i sheqerit në gjak shkakton mpirje të duarve dhe këmbëve. Kjo shkaktohet nga neuropatia diabetike, një komplikacion i sëmundjes.

Uria e Vazhdueshme
Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar të sheqerit në gjak, falë të cilit prodhon energji. Mungesa e kësaj sasie shkakton uri të vazhdueshme.

Urinim i Tepruar
Niveli i sheqerit në gjak përfundon në veshka dhe në urinë që përthith më shumë lëngje dhe si rrjedhojë urinim të tepërt.

Etje e Tepërt
Bashkë me urinimin e tepërt, niveli i lartë i sheqerit ka tendencën të shtojë etjen.

Rënie ose Shtim i Pashpjegueshëm në Peshë
Kur qelizat nuk kanë glukozën e nevojshme, trupi djeg masë muskulare. Kjo shkakton një rënie ose shtim të pashpjegueshëm në peshë.

Vështirësi në Përqendrim
Truri vuan nga mungesa e ekuilibrave në organizëm. Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.