Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Tirana solidare/ Veliaj shpërndan dhurata për fëmijët e qendrës sociale në Shkozë

13:58 / December 27, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjate shperndarjes se dhuratave ne qendresn sociale ne Shkoze 2 1 696x1043
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Festat e fundvitit erdhën me shumë dhurata për fëmijët e qendrës sociale në Shkozë. Bashkia e Tiranës shpërndau sot dhurata për fëmijët e familjeve në nevojë, që edhe ata të festojnë si bashkëmoshatarët e tyre.

Kryebashkiaku Erion Veliaj i uroi fëmijët për një vit sa më të mbarë dhe falenderoi donatorët që mundësuan dhuratat për ta.

Ai kërkoi nga fëmijët e qendrës që, ndërsa bashkia dhe shoqëria kujdeset që ata të rriten me kushte sa më të mira, në këmbim ata duhet të mësojnë më shumë, që nesër të bëhen qytetarë të denjë të Tiranës.

“Ëndrra ime më e madhe është të kem si dhuratë nga ju, që në vitin 2019 të dilni të gjithë të shkëlqyer në mësime. Nëse secili prej jush lufton fort, respekton shokun, respekton familjen e tij, mban pastër qytetin, thotë “Të lutem; Faleminderit”, atëherë e gjithë Tirana është më e mirë”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se në qendrën sociale të Shkozës ka fëmijë nga cepa të ndryshëm të Tiranës, e megjithatë të gjithë jetojnë së bashku.

“Gjithmonë kam thënë: Po, Tirana do të zhvillohet, por ama askush nuk do ngelet pas dhe fakti që këtu është krijuar një komunitet fantastik e nuk ka rëndësi se çfarë jemi ne, romë apo egjiptianë, komunitete të tjera, ne jetojmë të gjithë bashkë. Kemi krijuar një hapësirë ku respektojmë njëri-tjetrin, e mbajmë pastër, ku jetohet me më shumë dinjitet, në shtëpi më të mira dhe jo në kasolle te Bregu i Lumit, kemi arritur këtë histori suksesi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen e tij edhe për kontributin që japin çdo ditë qendrat sociale të Tiranës, ndërsa theksoi se ata do të jenë në shërbim të njerëzve në nevojë edhe në këto ditë festash, në mënyrë që askujt të mos u mungojë një vakt i ngrohtë. 

Gjate shperndarjes se dhuratave ne qendresn sociale ne Shkoze 4 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në lojë ishin 1 milion Euro, ky është biznesmeni që u kërcënua për vdekje

11:52 / April 10, 2023

Berati destinacioni i 400 mijë turistëve në 2022

14:35 / January 3, 2023

Rusët zbukurojnë sheshin për Krishtlindje me ushtarë prej akulli

12:10 / December 20, 2022

Mati, destinacion turistik i paeksploruar. Njihuni me Urën e Vashës (Video)

09:00 / March 26, 2022
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.