Djali i këngëtarit R&B, Bobby Brown është gjetur i pajetë të mërkurën sipas policisë së Los Angelesit.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së Bobby Brown Junior, ndërsa policia vijon hetimet pas telefonatës së marrë për një urgjencë mjekësore në shtëpinë e tij në Encino.
Brown Jr. është djali i Bobby Brown dhe Kim Ward. Këngëtari 51-vjeçar hubmi vajzën e tij Bobbi Kristina Brown në vitin 2015. Ajo ishte fëmija i vetëm i tij dhe Whitney Houston e cila u gjet pa shenja reagimi në një vaskë e qëndroi në koma për gjashtë muaj. Ajo ndërroi jetë tre vjet pas vdekjes së nënës së saj, këngëtares ikonë Whintey.
