Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pini një filxhan kafe në ditë dhe luftoni këtë problem shqetësues

15:45 / November 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kafeja 750x500 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aroma e kafesë së freskët në mëngjes, jo vetëm që të hap sytë por edhe të ndez shqisat e përgjumura. Megjithatë, roli i kafesë në jetën tonë shkon përtej kësaj.

Studimi më i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, thotë se një filxhan kafeje në ditë ju ndihmon të humbisni në peshë por edhe të mbroheni nga sëmundjet.

Përpara se të vazhdoni së lexuari, duhet të dini që nuk ka asnjë formulë magjike për rënien nga pesha pa ndryshuar stilin e jetesës.

Me këtë, ekspertët e AgroWeb.org thonë se të dhënat e studimit për kafenë, në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë që ju mund të bini nga pesha duke pirë një filxhan kafe por në të njëjtën kohë duke ngrënë ushqime të pasura me yndyrë e duke mos bërë aktivitet fizik.

Roli i Kafesë Në Djegien e Yndyrnave

Studimi, është i pari që ka zbuluar se si kafeina mund të aktivizojnë depozitat e yndyrnave të kafenjta që konsiderohen të mira.

Këto yndyrna ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori dhe të eliminoni yndyrnat e bardha e të dëmshme nga trupi.

Në organizmin e njeriut gjenden dy lloj depozitash dhjamore: të mirat me ngjyrë të kafenjtë dhe të këqijat me ngjyrë të bardhë.

Yndyrnat e kafenjta janë të mira sepse e nxisin trupin të prodhojë më shumë energji për të djegur kaloritë.

Yndyrnat e bardha akumulohen kur trupi ha më shumë kalori se sa djeg.

Aktivizimi i yndyrnave të kafenjta shkakton disa reaksione zinxhir: trupi djeg më shumë kalori, nivelet e sheqerit në gjak ulen, kolesteroli ulet dhe kaloritë e djegura ndihmojnë në rënien nga pesha.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë se hapa të tjerë për rënien nga pesha, përveç shijimit të kafesë së mëngjesit, janë: ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik por edhe gjumi cilësor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.