Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Brenda pak ditësh humba dy njerëz të dashur’, Edi Paloka del me denoncimin e fortë: Ja si qeveria po fsheh numrin e viktimave

17:36 / November 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër pas deklaratës së disa zyrtarëve se nuk ka manipulime shifrash të vdekjeve nga COVID.

Paloka thotë se PD nuk po merret me sulme personale ndaj mjekëve, dhe sipas tij është qeveria që po përdor disa emra për të manipuluar publikun.

Numri dy i PD gjithashtu ka dhënë një shembull si humbi dy njerëzit e dashur brenda pak ditëve.

“Brenda pak ditësh unë humba dy njerëz të dashur të rrethit tim familjar . Një prej tyre , ai i pedagoges Irena Bogdani, u bë publikisht i njohur , jo prej meje po për faktin që Irena ishte e njohur dhe e vlerësuar në profesionin e saj.

Irena ishte vajza e tezes time dhe humbi jetën në spitalin infektiv prej Covid-it .

Unë dhe një herë dua të falenderoj ata mjekë e personel mjekësor që u kujdesën për të deri në fund. I falenderoj dhe personalisht disa prej tyre që u impenjuan pavarësisht se nuk e kishin në ndjekje direkte. Po unë jam i bindur që asnjë prej atyre mjekëve  që e ndoqën dhe e mjekuan për Covid, nuk e di që Irena nuk rezulton të ketë humbur jetën nga Covidi në asnjë dokument e komunikatë zyrtare. As në komunikatat e përditshme të ministrisë e as në shifrat zyrtare të qeverisë…E pra kur fshihet një rast i tillë, çfarë ndodh me qytetarët e tjeshtë?

Nuk po merrem me rastin e xhaxhait që u mjekua në shtëpi dhe humbi jetën po në shtepi, se jam i bindur që as nuk bëhet fjalë ta kenë shënuar në ndonjë dokument zyrtar”, shkruan Paloka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.