Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuk ka më kurime për Covid në Turqi, ndalohen fluturimet charter, spitalet private kalojnë nën administrim shtetëror

17:16 / November 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spital
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turqia i ka mbyllur derën të gjithë pacientëve me Covid-19, nga vendet e tjera që mund të kërkojnë të kurohen në spitalet turke. Vendimi sipas mediave turke vjen pas një shtimi të numrit të të infektuarve me Covid, si dhe përmbushja e 80% të kapacitetit të reanimacionit në strukturat e mjekësisë publike.

Ndaj me një urdhër të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Turqi, ka ndaluar futjen në spitalet private  me charter spitalorë të të sëmurëve deri në një vendim të dytë. Aktualisht spitalet private janë marrë nën administrim nga shteti dhe do të përdoren si spitale Covid për qytetarët turq. Në 24 orët e fundit në Turqi janë bërë 5532 shtrime të reja në spitale, ndërkohë që të shtunën u raportua për 135 viktima.

Sipas mediave turke nëse urdhri nuk respektohet, atëherë qeveria ka vendosur sanksione për bizneset dhe spitalet që e thyejnë vendimin. Urdhri iu është shpërndarë të gjitha kompanive ajrore dhe Autoritetit të Aviacionit Civil Turk. Gjeorgjia, Shqipëria, Rusia dhe Iraku ishin 4 vendet që dërgonin më shumë pacientë të sëmurë me Covid-19 në Turqi.

Nga Marsi deri në fillim të muajit Nëntor aviacioni civil shqiptar ka deklaruar se janë kryer 270 fluturime charter, pjesa kryesore e të cilave kishte destinacion Turqinë.  Vlerat minimale për trajtim në Turqi shkonin nga 17 mijë euro, deri në 45 mijë për rastet shumë të rënda që kërkonin trajtim spitalor më shumë se 10 ditë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.