Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku i njohur tregon 2 avantazhet e vaksinës së Oxfordit kundrejt kompanive amerikane Pfizer dhe Moderna

21:04 / November 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rexhep Agolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku shqiptar në Oksford, Rexhep Agolli e vlerësoi si një lajm shumë të mirë vaksinën e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit.

Ai tha se është menduar që vaksina të jepet në dy doza me një diferencë prej 1 muaji pasi ka rezultuar se doza e dytë çoi në rritjen e efektshmërisë së vaksinës nga 70-90 për qind dhe doza e dytë bëri që vaksina të rezultojë efektive edhe në ndalimin e përhapjes së virusit.

Mjeku tregoi më tej 2 avantazhet e kësaj vaksine në krahasim me dy të tjerat të prodhuara deri tani nga kompanitë amerikane Pfizer dhe Moderna.

“Një ndër avantazhet më të rëndësishëm është ai që ka të bëjë me ruajtjen e vaksinës. Mjaft sisteme shëndetësore nuk kanë kapacitete të mbajnë vaksinat në temperatura të ulëta -70 apo -80 gradë celcius siç e kërkojnë vaksinat e prodhuara nga Pfizer apo Moderna.

Kjo e bën atë një vaksinë shumë  të lehtë për t’u ruajtur. Dhe tjetra që është më e rëndësishme është se për faktin që përdor një teknikë shumë të njohur është edhe shumë e lehtë për t’u prodhuar. Nëse një vaksinë nuk do të shpërndahej në kohë, s’do të kishte efektin që pritej”, tha mjeku.

Çmimin e lirë të kësaj vaksine do të jetë diku tek 3-4 dollarë, shumë më të lirë se ato të Pfizer apo Moderna që shkojnë deri në 35 dollarë, mjeku Agolli e lidh me faktin se kjo vaksinë përdor një teknologji shumë të njohur, ndryshe nga Pfizer dhe Moderna që kanë përdor një teknologji shumë moderne, për herë të parë në prodhimin e vaksinave.

“E rëndësishme është që kjo vaksinë është e lirë dhe shumë e lehtë për t’u administruar nga vende të ndryshme që nuk i kanë mundësi financiare.  Ajo është shëmbëlltyrë e sistemit shëndetësor në Britaninë e Madhe, falas për të gjithë.

Vaksinë është pagëzuar me emrin ‘vaksina për çdo vend të botës’, pasi do të jetë e lehtë për t’u pasur nga kushdo”, tha mjeku Agolli për Euronews Albania.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.