Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Skandaloze”, Era Rusi reagon pas lajmeve të fitores jozyrtare të Anxhela Peristerit në “Festivalin e Këngës”

16:42 / November 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anxhela Perseritet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u shpërnda me shpejtësi lajmi se Anxhela Peristeri ishte përzgjedhur nga juria e Festivalit të Këngës për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”. U tha se Peristeri mblodhi shumën më të madhe të pikëve nga juria e Festivalit të Këngës, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë. Sipas këtij lajmi juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.

Mirpëo duket se e gjithë kjo ka qenë e rremë, sepse nuk është përzgjedhur ende asnjë fitues. Në një prononcim për “AbcNews”, drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, ka shpjeguar se është e pamundur që fituesi të shpallet që tani dhe se e gjithë kjo ka qenë e stisur.

“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor. Gjithçka është bërë për shkak të interesave personale, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë”, është shprehur Leka.

Për këtë situatë ka reaguar edhe kvngëtarja e njohur Era Rusi, gjithashtu pjesëmarrëse në festival dhe një kandidate e fortë për të fituar.

Në një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”, Era e cilësoi ngjarjen skandaloze, pasi mediat janë bazuar nga një postim i marrë nga një individ në llogarinë e tij në Facebook.

“Personi që e ka bërë, e ka hedhur në facebook-un e tij personal, me një juri që e kishte zgjedhur vetë. Nuk mund të marrim për bazë çdo gjë që shkruhet nëpër facebook. Ishte një lojë mediatike dhe atij bravo i qoftë që i vuri në lojë. Kjo është skandaloze”- është shprehur Era.

Kujtojmë se fituesi që do të zgjidhet në Festivalin e Këngës do të përfaqësojë vendin tonë në edicionin e ardhshëm të “Eurovision”. i cili do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi

11:20 / August 30, 2026

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.