Së fundmi Noizy i ka ndarë në Instagram disa video shumë të bukura. Teksa ishte duke udhëtuar me makinë, reperi është pikasur nga një grup fansash.
Kjo ka bërë që ai të ndalonte makinën dhe t’i takonte fanset e tij, të cilat janë emocionuar nga ky gjest. Në videot e shpërndara nga reperi shihen tek bërtastin dhe e përqafojnë atë.
Kush e di sa fansa të Noizyt do donin të ishin në vend të vajzave.
Këtë vit artisti ka qenë shumë aktiv në muzikë. Pak javë më parë, Noizy erdhi në bashkëpunim me Predz UK, Sëarmz dhe Simba.
Djemtë sollën një projekt “zjarr” që u titullua “Naughty naughty”, i cili brenda 7 ditëve ka arritur 1.5 milion klikime në Youtube.
