Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Me golin ndaj Lokomotivës, Ismajli tërheq vëmendjen e klubit ukrainas

17:50 / February 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
is
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy ditë më parë, Ardian Ismajli, la shenjën e tij në një ndeshje të madhe si ajo mes Hajduk Splitit dhe Lokomotivës së Zagrebit. Falë golit të tij dhe asist të një tjetër shqiptari, Francesco Tahiraj, Hajduku fitoi ndaj Lokomotivës ku luan aktualisht, futbollisti tjetër i kombëtares, Myrto Uzuni.

Ai gol i shënuar ndaj Lokomotivës, mund të jetë më i rëndësishmi në karrierën e qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare. Teksa ai bënte paraqitje dinjitoze në fushën e lojës, në tribunën VIP të “Plodjud”, ishin disa skaut, të cilët kanë pasur një mision të posaçëm.

“Slobodnadalmacija.hr”, raporton këtë të martë, se në stadiumin e Hajdukut të dielën pasdite, ishin dhe disa vëzhgues, të cilët kanë pasur një qëllim, të ndiqnin lojën e Ardian Ismajlit.

Mësohet se personat kanë ardhur nga Ukraina për llogari të Shakhtar Donetsk, klubit gjigant ukrainas që duket se ka vendosur në radarë qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare. Kështu, sipas sajtit të sipërpërmendur, Ismajli, nëse vijon me paraqitje të mira gjatë pjesës tjetër të sezonit, mund të marrë një ofertë nga Shakhtar Donetsk në verë.

Shakhtar, e ka pasur në vëzhgim mbrojtësin e kombëtares shqiptare gjatë kohës që klubi i Hajdukut ishte në Antalia për përgatitjet dimërore. Këtu, të dy ekipet, Hajduk dhe Shakhtar, zhvilluan dhe një takim miqësor mes tyre, teksa duket se pikërisht paraqitja e qendërmbrojtësit kuqezi u ka lënë mbresa.

ismajli lokomotiva ukrainas vemendje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.