Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Buxheti për librat falas. Zgjerimi i listës së përfituesve rrit fondet në 800 milionë lekë

18:10 / November 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6678
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Arsimit ka parashikuar rritje të  fondit për  blerjen e teksteve shkollore  për vitin e ardhshëm . Shuma e parashikuar  të shpenzohet nga buxheti i kësaj ministrie  për  të siguruar tekstet shkollore në përdorim falas për nxënësit,  arrin deri në 800 milion lekë  nga 600 milion që ishte  në vitin 2020. Kjo rritje  vjen si nevojë e shtuar  e zgjerimit të listës së përfituesve për librat në përdorim falas,  ku ndryshe nga një vit më parë,  që përfituesit ishin nxënësit deri në klasën e katërt,  tashmë libra  në përdorim falas do të ofrohen dhe për nxënësit e klasave të 5-ta dhe të 6-ta. Sipas  Ministrisë së Arsimit nga këto fonde pritet të përfitojnë  230  deri në 250 mijë nxënës në total, përfshirë ata  në arsimin para-universitar nga shtresat sociale në nevojë.

Rritje të  fondeve nga buxheti i ministrisë së arsimit  janë parashikuar të financohen  edhe për  të mbuluar shpenzimet për bursa, kuotë ushqimore të nxënësve me nevoja të vecanta si dhe fëmijëve që rrezikojnë të mos  arsimohen , me  ndikim në uljen e braktisjes shkollore, shuma parashikuar është  70 milion lekë  më një rritje prej 40% krahasuar me  një vit më parë ku do të përfitojnë  rreth  1300-1400 nxënës të arsimit para-universitar nga shtresat sociale në nevojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “pas shkolle”, nis zbatimi në shtator për 408 shkolla në rang vendi

13:21 / August 30, 2026

Euro dominon kursimet, prezencë e lartë në kredi e borxh

12:40 / August 30, 2026

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi

11:20 / August 30, 2026

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.