Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë në tetor duke sjellë në jetë djalin e saj Diell. Ajo ka qenë mjaft aktive në Instagram ku ka ndarë me ndjekësit foto e video nga e përditshmja e të qenit nënë e dy djemve.
Së fundmi moderatorja ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur “2 fëmijë a më shumë?”, duke u përgjigjur “Me 3 bëhesh prind thonë”, duke lënë të kuptojmë se moderatorja ka në plan një tjetër bebush.
Arbana ka treguar se ka vuajtur nga ankthi dhe depresioni, por nuk ka dhënë detaje. Teksa është pyetur nga një fanse “A ke kaluar ndonjëherë ankth?” ajo është përgjigjur shkurt: “Ankth, depresion, dëshpërim. Kam kërkuar ndihmë.”
Arbana ka treguar po ashtu se se debaton vazhdimisht me shoqen e saj Xhemi Sheh për mënyrën si i jep makinës, por ka shtuar se aktualisht e ka marrë malli shumë për të.

