Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë duhet të konsumojë një grua që të jetë e shëndetshme

20:30 / November 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqim 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Justifikimet më të përhapura përse njerëzit heqin dorë nga mëngjesi janë:

nuk kanë uri

nuk ua përballon stomaku

nuk kanë kohë.

Kjo e fundit, sipas ekspertëve, është arsyeja përse një grua nuk ha mëngjes.

Ama nga ana tjetër, një grua që nuk ha në vaktin e parë të ditës, është më e stresuar gjatë ditës.

Sipas këtij studimi, mungesa e ushqimit në mëngjes nxit rritjen e niveleve të kortizolit që është hormoni i stresit e kjo është arsyeja përse shumë gra mund të bëhen edhe nervoze gjatë paraditës.

I njëjti studim shpjegon se mungesa e mëngjesit shkakton rritje të tensionit të gjakut tek gratë.

Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes ndërsa darka për një grua duhet ngrënë minimalisht 3 orë para gjumit.

Ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për gratë që të kenë një mëngjes përmbushës dhe energjik janë:

Tërshëra

Vezët

Avokado

Boronicat

Kosi

Qumështi

Kumbullat e thata

Farat chia ose të linit

Peshku Ton

Gjiza

Ekspertët këshillojnë që një grua të ushqehet mirë dhe të marrë ushqyesit e nevojshëm si kalciumi, fibra, proteina dhe vitaminat.

Disa Ide Të Thjeshta Për Vakte Të Nevojshme Për Gratë

Ekspertët e AgroËeb.org, këshillojnë alternativa të tilla të shëndetshme për ushqyerjen e një gruaje

mëngjes – drithëra me drith të plotë me qumësht ose kos

paradite – kafe me qumësht

drekë – panine me sallatë jeshile, perime e mish pule e një mollë

pasdite – një grusht me arrorë të ndryshëm dhe një kafe me qumësht.

darkë – makarona me mish të grirë mishi, fasule tëkuqe, sallatë jeshile me domate

mbrëmje – kumbulla të thata dhe një racion kos.

Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë njëzëri se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit.

Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës.

Ky vakt ofron kalori të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës.

Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore.

Ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si : diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe mbipesha./AgroËeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.