Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rindërtimi në Kombinat, nis shembja e 9 pallateve të para

18:58 / December 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
89452530 fe3b 4412 84e9 250aaa0411be
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kombinat ka nisur sot prishja e 9 pallateve të para, nga 23 që do të shemben gjithsej në këtë zonë mjaft të goditur nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, sëbashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin sot në kantierin e dytë më të madh në Tiranë të Programit të Rindërtimit, për prishjen e pallatit të parë, i cili do t’i hapë rrugën sheshit të madh të transformimit të të gjithë kësaj lagjeje sipas projektit të arkitektit italian Marco Casamonti.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se qytetarët kanë qenë mjaft bashkëpunues në të gjithë fazat e këtij procesi, për të cilin janë kryer dhe dëgjesa publike për çdo objekt të vlerësuar nga ekspertët për tu shembur.
“Pallati numër 152, kategoria DS5, është një nga 9 pallatet e para që tashmë e ka dhe lejen e prishjes dhe të gjitha procedurat e ndërhyrjes. Ka rënë gjysma e pallatit. Janë të gjitha muret guri. Themelet kanë qenë një sajesë. Një tërmeti tjetër nuk do i bënin ballë. Në total janë 23 pallate që do prishen. Në 9 të parat kemi emetuar lejen, sipas të gjithë procedurave, me njoftimin dhe gjithë dakordësinë dhe do vazhdojmë 9 e nga 9 derisa të mbarojnë të gjitha. Të gjithë banorët kanë qenë bashkëpunues,” u shpreh Veliaj.
Ai ka garantuar të gjithë qytetarët e Kombinatit se do vijojnë të marrin bonusin e qerasë deri ditën që do futen në apartamentin e ri. “Të gjithë banorët po trajtohen me bonusin e qirasë, i cili do të vazhdojë deri ditën që do marrin çelësat e shtëpisë së re. Në total kemi 2600 familje me bonusin e qirasë, të cilin qeveria e buxhetoi edhe në buxhetin e ri,” u shpreh Veliaj.
KombinArt që do të jetë një lagje shumëdimensionale ku qytetarët do të kenë mundësi të ndërveprojnë midis tyre, duke krijuar sinergji te reja dhe duke ndërtuar një komunitet të shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës. Krahas banimit, do të ofrohen hapësira të reja për koncerte, ekspozita, instalacione arti, evente të ndryshme artistike, duke u prezantuar si një qendër e re e jetës artistike dhe kreative në qytet, në përputhje me politikat urbane për zhvillimin e poliqendrave te reja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

AMP dhe Prokuroria e Tiranës nisin hetimet për policin që qëlloi me plumb gome deputetin Hoti

17:40 / November 29, 2026

Ministri Demo: Askush nuk është mbi ligjin, kërkoj pezullimin e efektivit të përfshirë në incident

16:00 / November 29, 2026

Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

14:59 / November 29, 2026

Kush është Fatime Paja që furnizonte protestuesit me molotov, fishekzjarre e tuba metalikë?

13:59 / November 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.