Liverpuli ka siguruar vendin e parë në grupin e tij në Ligën e Kampioneve me nëj fitore minimale 1-0 ndaj Ajaksit, duke shkuar më i qetë në sfidën e fundit ndaj Midtjylland ku mudn të lërë të pushojnë titullarët.
Skuadrë së Klop i ka mjaftuar goli i 19-vjeçarit Kërtis Xhons për të siguruar kalimin e turit i cili rezultoi pak më i vështirë se sa mendohej për anglezët. Një rezultat i cili lë Ajaksin në vendin e tretë në grup dhe tashmë i duhet të luftojë me Atalantën për kualifikimin në turin tjetër-
Skuadra italiane në mënyrë të papritur u ndal në shtëpi nga Midtjylland në barazimin 1-1 që tregoi se nuk po kalon një formë edhe aq të mirë. Megjithatë, edhe pika e siguruar nga skuadra e Gjimshitit i jep një avantazh minimal për duelin ndaj Ajaksit, pasi e ka kaluar këtë të fundit në renditje dhe mund t’i mjaftojë edhe barazimi për të vijuar në Ligën e Kampioneve.
Ndeshjet
Atalanta-Midtjylland 1-1
79′ Romero / 13’ Sholz
Liverpul-Ajaks 1-0
58′ Xhons