Kolaudimi i mjeteve do t’i rikthehet sërish shtetit dhe do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ajo që do të kryejë këtë proces.
Vetë kryeministri Rama përmes një postimi mëngjesin e sotëm bën të ditur se tarifat nuk do të ndryshojnë.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:
- Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
- Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
- Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
- Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
- Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
- Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR 🏍🛺🚘🚍🚚🚓🚌
***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier😍.
