Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Venecia ‘ultimatum’ palëve politike për dialog: Ndryshimet kushtetuese jashtëzakonisht të nxituara

17:08 / December 2, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
venecia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Venecias u ka dërguar palëve Opinionin paraprak për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor. Që në nisje të dokumentit, Komisioni i Venecias shprehet se “procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë si dhe në Ligjin Nr. 118 ishin jashtëzakonisht të nxituara. Konsultime të gjera ndërmjet aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare, duke siguruar një afat të duhur, duhet të kishte ndodhur para ndryshimit të këtyre ndryshimeve themelore”.

Për shkak se ka mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Komisioni i Venecias nuk rekomandon ndryshime të tjera për çështje që prekin zgjedhjet, duke nxitur palët që “të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato”.

Opinioni nuk merr përsipër të trajtojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve, sepse për Komisionin e Venecias “kjo duhet të jetë detyra e Gjykata Kushtetuese sapo të bëhet përsëri funksionale. Komisioni i Venecias dhe ODIHR tashmë e kanë bërë të qartë se është me rëndësi jetike për Shqipërinë të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë sa më shpejt të jetë e mundur, për më tepër në një kohë në të cilën shumë çështje komplekse që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e çështjeve publike në Shqipëri janë të pranishme.”.

Komisioni i Venecias nënvizon se “stabiliteti i ligjit zgjedhor është thelbësor për të siguruar besimin në procesin zgjedhor, dhe në veçanti për të përjashtuar çdo dyshim për manipulim të kornizës legjislative elektorale. Sa më afër zgjedhjeve të miratohen ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, aq më shumë mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve”.

Në lidhje me debatin për ndryshimin e formulës së koalicioneve, Komisioni i Venecias shprehet se “nuk ka gjasa që kjo të çojë në ndryshime në shpërndarjen e një numri të madh mandatesh. Sidoqoftë, në një garë të ngushtë elektorale, ndryshime të tilla mund të jenë vendimtare për marrjen e shumicës së vendeve në Parlament.”.

Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë theksuar se “është e vështirë të parashikohet efekti i futjes së listave pjesërisht të hapura në rezultatin zgjedhor. Votimi me preferencë do të jetë efektiv vetëm nëse arrin një prag të caktuar (deri në 10,000 vota). Efekti i kësaj risie do varen nga sjellja e votuesve, më saktësisht nga përdorimi pak a shumë i gjerë i mundësisë për të votuar për një kandidat specifik.”.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR bëjnë rekomandimet kryesore vijuese që duhen ndjekur para zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021:

Të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato;
Të shmanget çdo ndryshim i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti, caktimi i kufijve të zonave elektorale nuk duhet të ndryshohet;
Liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale;
Të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR rekomandojnë, që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021:

Të hiqet mundësia që liderët e partive politike të garojnë në disa zonat elektorale;
Të respektojë të drejtat e barabarta për të gjitha palët në një koalicion për të apeluar veprimet dhe vendimet e koalicioni;
Të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të paraqesin ankesa ndaj ndarjes së mandateve brenda një liste;
Të sqarohet përkufizimi i pragut për zgjedhjet lokale në kuptimin që ai zbatohet në nivel lokal, nëse është e nevojshme përmes një rregulloreje;
Të rishikojë nenin 67 (4) të Kodit Zgjedhor në mënyrë që të zvogëlohet numri minimal i kandidatëve për tu paraqitur në listë;
Të konsiderohet që të bëhet një përjashtim nga pragu kombëtar 1% për pakicat kombëtare.
Të vazhdojë adresimin e rekomandimeve të ODIHR-it lidhur me zgjedhjet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë: Mirënjohëse për këtë kapitull

16:44 / August 30, 2026

Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, thërret protestë me 1 shtator

16:00 / August 30, 2026

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

12:02 / August 30, 2026

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.