Fjoralba Ponarin këtë sezon televiziv e kemi parë të angazhuar në “E Diell”, megjithatë moderatorja duket se ka rezervuar një surprizë për të gjithë publikun. Ponari ka zbuluar se së shpejti në Top Channel do të nisë një program i ri, ku sigurisht ajo do të jetë e përfshirë dhe që pritet të dhurojë shumë emocione.
Nga promoja që Fjoralba ka publikuar në profilin e saj në Instagram, mësojmë se emri i emisionit të ri do të jetë “Më thuaj një dëshirë”. Po ashtu shohim rrëfime të shumta të fëmijëve, të cilët shpreshin dëshirat e tyre për t”i dhuruar emocione njerëzve të dasshur dhe moderatorja bashkë me ekipin e saj, i kthejnë ato në realitet. Që nga fluturimi, kënga, takimi me personazhe të njohur e plot surpriza të tjera, programi duket se do të bëjë shumë persona të lumtur.
Ndërkohë në InstaStory, Ponari ka treguar më shumë në lidhje me programin. Ajo thotë se “Më thuaj një dëshirë” është program më vete, ku fëmijët duhet të shprehin dëshirën e tyre për dikë tjetër, ndërsa transmetimin do ta fillojë nga janari 2021-it. Fjoralba thotë se ideja për emisionin ka qenë punë në grup, në një kohë kur më shumë se kurrë njerëzit kanë nevojë sytë nga realiteti dhe emocionet. Ndërkohë ajo shprehet se parashikohen vërtetë shumë lot nga ky projekt, që e ka bërë të humbasë dhe kile nga ajo që ka përjetuar duke xhiruar.



