Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se nuk ka ambicie për të marrë frenat e PS-së pas Edi Ramës. Ai komentoi rivalitetin mes tij dhe Saimir Tahirit, por edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Pjesë nga Intervista e Erion Veliajt në “ABC”
Si është atmosfera në PS përpara zgjedhjeve, kush është rivali yt më i fortë?
Kam sfiduar rivalë, por Basha nuk pranoi në Tiranë, Monika Kryemadhi nuk pranoi
Kisha parasysh Saimir Tahirin….
As unë dhe as Saimir nuk kemi pasur kurrë rivalitet
Kështu ju shihte publiku…
Kemi qenë në ministri të ndryshme dhe kemi pasur super bashkëpunim. Është e gjitha një legjendë urbane. Është hera e parë që PS-ja shkon pa asnjë bijë, fraksion në fushatë dhe kundërshtari ynë shkon me 5 parti të tjera, që kanë dalë, qoftë edhe kjo logjikë na jep epërsi. Megjithatë, mallkimi ‘të hiptë vetja në qejf është më i rrezikshmi”. Jemi me këmbë në tokë sikur jemi ne në opozitë.
Me këmbë në tokë apo keni frikë se u konsumon pushteti?
Sondazhet na japin një epërsi 2 me 1 me PD. Por kjo nuk është argument për vetëkënaqësi dhe gjithë porositë që jap janë “të jemi të përulur, dimë të kërkojmë ndjesë, durim, punë, punë, punë”.
Është ambicia e Erion Veliajt për t’u bërë kryetari i PS-së, pas Edi Ramës?
Jo, nuk është fare ambicia ime.
Nëse do të duheshe nesër do të ishte i përgatitur mjaftueshëm për ta përballuar këtë post?
Besoj që me del e më tepron një punë e jashtëzakonshme për qytetin e zemrës sime, që është Tirana.
