Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

E kundërshtuan të gjithë, por Qeveria nuk heq dorë nga amnistia fiskale

08:37 / December 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makine llogaritese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse një nismë e qeverisë, për amnistinë fiskale, e shpallur që në shkurt, është kundërshtuar fort nga ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare, qeveria nuk ka hequr ende dorë përfundimisht prej saj.

Në raportin e fundit të FMN-së, thuhet se “Autoritetit kanë bërë të ditur se ata nuk do ta kalojnë ligjin për amnistinë deri sa të adresohen shqetësimet e ngritura nga aktorët vendas dhe komuniteti ndërkombëtar”.

Ndërkohë, FMN e ka ritheksuar qartë qëndrimin e tij kundër miratimit të një amnistie fiskale. “Stafi përsëriti këshillën kundrër një ligji për amnisti të taksave, duke pasur parasysh ndikimin e tij në pagimin e taksave dhe po ashtu në pastrimin e parave dhe rreziqet e qeverisë”.

FMN kërkon që të vazhdojë të forcohet kuadri për paranadalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

Por, qeveria duket se nuk ia ka dhënë një përgjigje përfundimtare qeverisë se ajo do të heqë dorë nga kjo politikë, por vetëm se do ta rishikojë dhe përmirësojë atë.

“Ligji për amnisti fiskale është duke u rishikuar nga një komision parlamentar dhe do të marrë parasysh komentet nga Money Val, Komisioni Evropian, si dhe palët e tjera të interesit (të përfshirë në audicionet parlamentare). Autoritetet kanë shtuar përpjekjet e tyre për të adresuar mangësitë e mbetura të theksuara nga vlerësimi i Money Val ”, thuhet në raport.

Drafti i amnistisë

Kryeministri Edi Rama e shpalli planin për realizimin e një amnistie një amnisti kapitali, në fund të shkurtit të këtij viti. Ai tha se amnistia do të kishte në fokus emigrantët, por duke përjashtuar këtu paratë e drogës, krimit si dhe ato të gjykatësve e prokurorëve.

Projekti u la për pak kohë në hije, si rrjedhpojë e fillimit të pandemisë, ndërsa në maj filloi sërish të diskutohej.

Në qershor u publikuar dhe drafti i parë, sipas të cilit Amnistia e kapitaleve do të zbatohet mbi parimin e deklarimit vullnetar të pasurive të padeklaruara nga individët dhe sipërmarrja. Qeveria parashikon të aplikojnë një tatim në burim nga 5 deri në 10% për të nxitur deklarimin e pasurive. Drafti parashikohej të miratohej në Kuvend brenda sesionit parlamentar të korrikut, por u shty për në shtator për shkak të kundërshtimeve të shumta që hasi, kryesisht nga institucionet ndërkombëtare, që shprehën si shqetësim kryesor rrezikun e pastrimit të parave.

Krahas FMN-së, edhe Komisioni Europian doli hapur kundër. Sipas Komisionit Europian, një amnisti e tillë tatimore do të ishte shumë e vështirë për t’u zbatuar sepse përkufizimi i pasurive përfshin elementë të tillë si prona e paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, paratë cash të mbajtura në monedhën vendase ose të huaj, monedhë dixhitale, sende me vlerë prej ari ose gure te cmuar.

Është e vështirë të garantohet se ato nuk rrjedhin nga aktivitete kriminale; deklarohen nga pronari i tyre aktual (përfitues) dhe; rezultojnë nga të ardhurat të cilat nuk i përkasin një periudhe tatimore që ose është ende subjekt i deklaratës tatimore ose subjekt i një kontrolli tashmë të kryer tatimor, thuhej ndër të tjera në një dokument të komisionit të publikuar në gusht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.