Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Murrizi shpërthen ashpër ndaj Lleshajt: U nise ta pastrosh barkderrat, por nuk le anëtarë të grupit të çiftelisë…

13:29 / December 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fc8d766be8c4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për Policinë e Shtetit, ka shpërthyer në akuza kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi. Ky i fundit ka deklaruar votën e tij kundër ligjit të ndryshuar për Policinë e Shtetit, të kthyer nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Murrizi tha në seancën e sotme se nuk sheh ndonjë betejë individuale dhe se dekreti është shterues.Sipas tij, preket privatësia e qytetarëve shqiptarë dhe shkelen të drejtat e njeriut. Murrizi tha se atributi i përgjimeve duhet të jetë në duart e prokurorisë dhe të asistohet nga gjykata.

“Nuk e shoh as si betejë individuale as politike me presidentin që zgjodhët ju me maxhoranca e sotme. E gjej me vend dhe shumë shterues dekretin. Preket privatësia e qytetarëve shqiptarë. Shkelen të drejtat e njeriut. Kodi i procedurës penale 221-222 atributin për përgjime ia japin prokurorisë, por me vendim gjykate. Çdo hetim nuk është më thjesht në duart e prokurorisë, ndiqet dhe asistohet nga gjykata.

Pse erdhi në këtë moment ky ligj dhe pse 5 muaj para zgjedhjeve. Sa për paanshmërinë e policisë të sotme, të djeshme dhe të nesërme nuk besoj që kemi polici as sa 1% e standardit që kanë policitë e vendeve të BE-së.

A mund të bëjmë zgjedhje pa policë, po zoti Lleshaj mund të bëjmë por ju keni qenë në Gjermani.Nuk ka pasur policë se nuk kishte policë shteti dhe zgjedhjet kanë qenë më pak të vjedhura”, tha Murrizi.

Ai theksoi se me ndryshimet e ligjit ministri përzihet në ndarjen e pushteteve. Sa i përket bërjes së policisë më të fortë, Murrizi tha se kupola e Policisë së Shtetit drejtohet nga grupi “Çiftelia”.

“Agim Basha ka 3 javë ta kanë emëruar shef komisariati në Vlorë. Për çfarë ka qenë në kërkim sepse nxori nga Komisariati qytetarin Naser Gashi të dënuar në Kosovë për 70 mijë euro. Çfarë kredibiliteti do kenë qytetarët e Vlorës se do t’i mbrojë?

Kush do ta implementojë këtë ligj? Për të pastruar policinë nga reminishencat e së kaluarës.

Si mund të jesh kapoja e tavolinës kur të diskutohet lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Kur subjekt je ti, Rama dhe unë. Do përzihesh në ndarjen e pushteteve që Kushtetuta ka sanksionuar. Ti thua dua të drejtoj unë. Pse nuk e paskemi policinë e fortë si vendet e BE-së. Bëje të fortë, pastroje. Kush ka ngelur nga grupi ‘çiftelia’ i pagraduar në qeverinë e tyre. I ke në kupolën e policisë e Shtetit. Ti kërkon t’i varësh këtyre 200 vetave kontributin e përgjimeve. Pse këta do e ulin numrin e vrasjeve.

Ti u nise ta pastrosh barkderrat dhe e mbushe me derra bark, nuk le anëtarë të grupit të çiftelisë, qemanesë. Jam kundër këtij ligji sepse prek liritë e të drejtat themelore dhe nga fakti se kush e drejton këtë trupë policore”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë: Mirënjohëse për këtë kapitull

16:44 / August 30, 2026

Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, thërret protestë me 1 shtator

16:00 / August 30, 2026

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

12:02 / August 30, 2026

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.